Please enter at least 3 characters.

Flaka Krelani vë në pah të pasmet atraktive në prapaskenat e Festivalit të RTSH-së (Foto)

2017/12/flaka.krelani_23_12_2017_8_56_55_998-e1514015901497.jpg

Këngëtarja Flaka Krelani ka qenë mbrëmë (e premte) e ftuar speciale në natën e dytë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ajo ka performuar së bashku me këngëtaren Kejsi Tola, këngën e famshme "When you believe" të dy diaveve të mëdha të muzikës: Mariah Carey dhe Whitney Huston.

Ato arritën të rrëmbejnë duartrokitjet e publikut në sallë, ndërsa bënë për vete telespektatorët edhe me dukjen e tyre.

Flaka tërhoqi vëmendjen me një fustan plot shkëlqim, i cili vinte mjaft mirë në pah format trupore të këngëtares.

Flaka Krelani rrëmben vëmendjen me dukjen e saj plto shkëlqim në festivalin e 56-të të Këngës në RTSH (Foto: InstaStory)

Krelani publikoi për ndjekësit e saj në InstaStory, disa imazhe provokuese nga prapaskena, ku shfaqej duke vënë në pah të pasmet e saj.

Ajo ka falënderuar stilisten Dona Matoshi për veshjen, ndërsa arriti të bëjë për vete fansat e saj me këto imazhe. /Telegrafi/