Please enter at least 3 characters.

Fjolla ironizon me kolegët: Në këngën e radhës do shihni se çfarë është investimi

2019/08/66149544_1643217329144001_4556437982717386693_n-e1565086976284.jpg

"Naçe naçe" mbetet një prej realizimeve të fundit të këngëtares Fjolla Morina në bashkëpunim me Beraton.

Ky projekt ka pak ditë që është lansuar në platformën YouTube, megjithëse u mirëprit nga fansat e dyshes.

Derisa po e shijon suksesin e kësaj kënge, 33-vjeçarja është duke punuar në projektin e radhës, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Fjolla Morina/InstaStory

E njëjta ka publikuar disa postime në rrjetet sociale, teksa ironizon me kolegët e saj për videoklipet që sjellin.

"Ne nuk bëjmë klipe me modele në vlerë 2.50 cent". "Priteni pak projektin tem të radhës e ju tregoj se çfarë është investimi", ka shkruar këngëtarja Morina.

Gjithashtu, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme. /Telegrafi/

Fjolla Morina/InstaStory