Please enter at least 3 characters.

Fjala: Lista Serbe të përjashtohet nga institucionet e Kosovës

2016/12/fjala.jpg

Partia Fjala e deputetit Gëzim Kelmendi kërkon që Lista Serbe të përjashtohet nga institucionet e Kosovës.

Sipas një komunikate dërguar nga kjo parti deklarata e sotme e Listës Serbe se e njohin për kryeministër vetëm Aleksandër Vuçiqin, ndërsa Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës i quajnë institucione të përkohshme, është deklaratë fyese dhe kundërkushtetuese.

“Këta shërbëtorë të Beogradit nuk ngurojnë t’i  marrin paratë e qytetarëve të Kosovës për pozitat që i gëzojnë, si deputet dhe ministra”, thuhet në komunikatë.

Përballë veprimeve të tyre kundërshtetërore dhe kundërkushtetuese, Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr masa konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ato masa janë: largim i menjëhershëm nga institucionet e Kosovës dhe ngritje të aktakuzës për cenim të rendit kushtetues. /Telegrafi/