Fitore të thella për Atletico Madrid dhe Marseille, barazim dramatik për Tottenhamin
Në xhiro të dytë të Ligës së Kampionëve, Bodo/Glimt barazoi me Tottenhamin, Atletico Madrid fiton thellë ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa Marseille shkatërroi Ajaxin.
Bodo/Glimt dhe Tottenham ndanë pikët pas një barazimi 2-2. Për vendasit shënoi Hakon Hauge në minutat 53 dhe 66, ndërsa për Tottenham shënoi Van de Ven në minutën e 69.
Ndeshja u vendos në fund nga një autogol i Gundersen në minutën e 89, duke siguruar barazimin për mysafirët.
We leave with a point. pic.twitter.com/tMB7D9Uhbq
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) September 30, 2025
Atletico Madrid realizoi një fitore të thellë 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Golat për Atleticon erdhën nga Giacomoi Raspadori (4’), Robin Le Normand (33’), Antoine Griezmann (45+1’), Guiliano Simeone (70’) dhe një penallti e shënuar nga Julian Alvarez (82’).
Goli i vetëm i mysafirëve u realizua nga Burkardt në minutën e 57.
Gran victoria del Club Atlético de Madrid 🔴⚪️ pic.twitter.com/GD4thbxi94
— Atlético de Madrid (@Atleti) September 30, 2025
Në një tjetër ndeshje të xhiros, Marseille triumfoi 4-0 ndaj Ajax.
Golat e vendasve u shënuan nga Igor Paixao (6’dhe 13’), Mason Greenwood (26’) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (53’), duke i dhënë skuadrës tri pikë të rëndësishme në grup. /Telegrafi/


