Please enter at least 3 characters.

Fitojnë Hajvalia dhe Trepça

2016/01/fitojn-euml-hajvalia-dhe-trep-ccedil-a_hd.jpg

Pretendenti për titullin e kampionit, Hajvalia e Ismet Munishit, ka shënuar fitore 2-0, përballë skuadrës nga Liga e Parë, Vllaznia e Pozhoranit, transmeton Telegrafi.

Golat në takim për Hajvalinë u shënuan nga Egber Vitia dhe Leart Emini.

Ndërkohë, Trepça ka qenë më e fortë se Ballkani duke shënuar fitore 3-1.

Fiton Hajdari, Bujar Idrizi dhe përforcimi nga Korea, Lee kanë shënuar golat për ‘Xehetarët’, ndërsa golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Flakron Berisha. /Telegrafi/