Finalja Prishtina-Rilski, “live” në sheshin Zahir Pajaziti
27/04/2015
Kështu ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti, që ka është zotuar se do të përgatisë një ekran gjigant në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Lajmin Sigal Prishtina e ka publikuar përmes faqes zyrtare në Facebook, ku ka dhënë edhe detajet rreth transmetimit të ndeshjes.
Kujtojmë se Prishtina e fitoi ndeshjen e parë të finales ballkanike kur si vendas mposhti skuadrën bullgare me rezultat 74-72.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 17.30./Telegrafi/


