Please enter at least 3 characters.

Finalet Prishtina - Peja, histori e përballjeve të lehta

2016/01/finalet-prishtina-peja-histori-e-p-euml-rballjeve-t-euml-lehta_hd.jpg

Ai tregon se skuadra që fiton ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit bën një hap të madh drejt titullit.

Ndeshja e parë finale e plejofit të edicionit aktual të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, luhet të dielën nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Përballen kampionia në fuqi, Sigal Prishtina dhe Peja, fituesja e Kupës së Kosovës për këtë edicion. Në fakt këto dy skuadra kanë dominuar në basketbollin kosovar në vitet e fundit.

Ndonëse rivaliteti mes dy skuadrave ka qenë i madh, në finale jo gjithnjë është dëshmuar ky rivalitet. Pas luftës Prishtina e Peja kanë luajtur në pesë finale të plejofit. Skuadrat nënkampione kanë realizuar vetëm një fitore. Në katër raste, kampioni ka dalë pas vetëm tri ndeshjeve, me rezultatin 3:0, e vetëm në një rast rezultati në seri ishte 3:1.