Please enter at least 3 characters.

Filmohet momenti kur fëmija bie nga vetura në lëvizje (Video)

2017/06/Karrigia-nuk-ishte-vendosur-si-duhet-femija-ra-nga-vetura-ne-rruge-foto.jpg
7:"© KSAT

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara, një fëmijë ka rënë nga vetura në rrugë, pasi ulësja në të cilën qëndronte, nuk ishte vendosur si duhet.

Në momentin kur vetura hyri në kthesë, papritmas është hapur dera dhe njëvjeçari ka përfunduar në asfalt, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, shoferi që voziste prapa e ka parë çfarë po ndodhte dhe ka ndaluar makinën menjëherë.

Raportohet se fëmija është lënduar, por nuk ka dëmtime me pasoja të rënda. /Telegrafi/