Please enter at least 3 characters.

Filmi “Gomarët e kufirit” shfaqet në GoEast

2016/01/f.0420120019496_m.jpg

Festivali GoEast mbahet prej 18 deri më 24 prill në Wiesbaden, ndërsa sivjet shënon edicionin e XII-të.

Ky festival ndërkombëtar i filmit ka në fokus kinematografinë e Evropës lindore dhe të mesme, ndërsa “Gomaret e kufirit” do të shfaqet në kategorinë “Highlights”.

Është kjo hera e parë që një film i metrazhit të gjate nga Kosova shfaqet në këtë festival.

Të ftuar, si mysafirë në Wiesbaden, janë edhe regjisori Jeton Ahmetaj, aktori Hazir Haziri, si dhe drejtori i QKK-së Fatos Berisha, të cilët pas shfaqjes do të debatojnë rreth filmit në tryezën e organizuar nga organizatoret e festivalit.

Filmi “Gomaret e kufirit” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës ne vitin 2008. /Telegrafi/