Please enter at least 3 characters.

Film rreth karrierës së Madonnës: Si e nisi jetën e re me vetëm 37 dollarë në xhep në New York

2017/04/mdona.png

Madonna Louise Ciccone apo shkurtimisht siç njihet më mirë si Madonna, do të bëhet edhe me film personal.

Jeta e saj do të përshkruhet në një film i cili tashmë është në punim e sipër.

Të drejtat televizive i ka marrë produksioni filmik Universal Pictures, transmeton Telegrafi.

Prej viteve të formimit të Madonnës në New York City, ku shkoi prej Detroitit me vetëm 37 dollarë në xhep e deri puna si model valltare dhe kameriere do të jenë në fokus të filmit.

Ishte viti 1983 kur ajo më në fund mori rrugën e suksesit me albumin “Madonna”, që shërbeu si shtëpi e hiteve si “Holiday”, “Borderline” dhe “Lucky Star”. /Telegrafi/