Please enter at least 3 characters.

Film dokumentar për David Bowien, por pa muzikën e legjendarit

2019/02/GettyImages-607659844.jpg
241:"LOS ANGELES, CA - SEPTEMBER 18: Video tribute to the late musician David Bowie onstage during the 68th Annual Primetime Emmy Awards at Microsoft Theater on September 18, 2016 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Pjesëtarëve të familjes nuk po u pëlqen dokumentari rreth këngëtari të ndjerë, David Bowie.

Duncan Jones, i biri i David Bowiet, kritikoi një film të ri rreth babait të tij, duke thënë se muzika e këngëtarit nuk dëgjohet as nuk shfaqet në dokumentar.

Jones ka shkruar në llogarinë personale të Twitterit se nëse audienca dëshiron një film biografik pa muzikën e David Bowiet ose pa bekimin e familjes, kjo i mbetet publikut.

Kate Moss dhe David Bowie (Photo by Evan Agostini/Getty Images)

Xhirimi i filmit Stardast është planifikuar në muajin qershor dhe regjisor do të jetë Gabriel Rayge.

Johnny Flin do të luajë Bowin e ri gjersa Jenny Malone do të jetë mëshirojë bashkëshorten e artistit, Angie.

Filmi do të jetë në lidhje me vizitën e parë të Bowiet në SHBA në vitin 1971, i cili i dha frymëzim për të krijuar një figurë dhe albumin e vitit 1972 "Zigi Stardast".

David Bouvie kujtojmë se ka ndërruar jetë në muajin janar të vitit 2016 si pasojë e kancerit në mëlçi, dy ditë pas nxjerrjes në shitje të albumit "Blackwater". /Telegrafi/

https://twitter.com/ManMadeMoon/status/1091065215842570240