Fillon pastrimi i Maqedonisë
04/05/2016
Organizatat ''Go Green', ''Hajde Maqedonia'' dhe ''Grashnica'' fillojnë me aksionin e pastrimit të Maqedonisë. Aksioni i pastrimit do të filloj nga Shkupi, Ohri, Demir Kapia, Mavrova dhe Krusheva, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i këtij aksioni është të forcoj vetëdijen e qytetarëve për të ruajtur ambientin ku jetojnë.
Aksioni i pastrimit fillon nga ora 10 dhe pjesmarrësit janë pajisur me materiale për pastrim./Telegrafi/


