Please enter at least 3 characters.

Fillojnë punimet për rrugën e re që lidhë "Lakrishten" me Fushë Kosovën

2023/10/punimet.jpg

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka nisur punimet për rrugën e re që do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rreth-rrotullimin e Lakrishtes.

Rama në një postim në Facebook shkruan se kjo rrugë do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Clinton”.

Lexoni të plotë postimin e kryetarit të Prishtinës: Reduktim i kolonave përmes krijimit të rrugës së re.Filluam punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rreth rrotullimin e Lakrishtes.Krijimi i saj do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton”.Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave./Telegrafi/