Please enter at least 3 characters.

Fillojnë disa projekte kapitale në Komunën e Shtimes

Kryetari i komunës së Shtimes Qemajl Aliu, ka njoftuar se kanë filluar disa projekte kapitale me qëllim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve.

Ai ka thënë se të gjitha projektet po i realizojnë me përkushtim duke i përmbushur premtimet e fushatës.

“Punë në çdo cep të Komunës. Trotuaret po rregullohen në: Belinc, Petrovë dhe Mollopolc. Çdo ditë po realizojmë premtimet tona dhe po iu përgjigjemi kërkesave të qytetarëve. VVazhdojmë me përkushtim dhe energji për komunën tone”, ka shkruar Aliu./Telegrafi/