Filkov: Projekt-ligji për probacion vendos një sistem më efikas dhe më të drejtë
Me Ligjin për probacion, vendosim një kornizë më moderne, më efikase dhe më të drejtë për trajtimin e personave që përfshihen në masat e probacionit. Forcohet roli i shërbimit të probacionit dhe përmirësohet organizimi i sistemit për ekzekutimin e sanksioneve, theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Filkov në debatin e sotëm publik në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).
Debati publik u zhvillua për Projekt-propozimin e Ligjit për probacion, nën organizim të Shoqatës për të drejtën penale dhe kriminologjinë e Maqedonisë, Qendrës për hulumtime strategjike pranë ASHAM-it dhe Shoqatën Penologjike e Maqedonisë.
Filkov shtoi se në kornizën e re ligjore po përfshihen standarde të larta për të drejtat e njeriut.
Sipas tij, ligji parashikon gjithashtu krijimin e një regjistri të vetëm elektronik për lëndët e probacionit, vlerësimin e rrezikut gjatë procedurës penale me kërkesë të gjykatës ose prokurorit publik, si dhe standarde të larta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Parimet përfshijnë mbrojtjen nga tortura dhe trajtimi çnjerëzor ose poshtërues. Kornizë të qartë jo diskriminuese, mbrojtjen e të dhënave personale dhe zbatimin e qëndrueshëm të prezumimit të pafajësisë gjatë fazave të procedurës. Është futur edhe terminologjia e ndjeshme gjinore, si dhe është zgjeruar lista e bazave të trajtim të barabartë, duke forcuar vlerat e barazisë dhe drejtësisë në të gjithë sistemin”, theksoi Filkov.
Ai theksoi se ligji parashikon gjithashtu krijimin e një regjistri të vetëm elektronik për lëndët e probacionit, vlerësimin e rrezikut gjatë procedurës penale me kërkesë të gjykatës ose prokurorit publik, si dhe standarde të larta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në theks të veçantë, siç theksoi, vendoset dhe te mbrojtja e viktimave të veprave penale përmes detyrimeve konkrete për shërbimin e probacionit dhe mekanizmave për informimin dhe mbrojtjen e tyre në kohë.


