Please enter at least 3 characters.

Fifi zbulon gjininë e foshnjës, bashkë me Adisin po presin një djalë

2023/03/collage-3-scaled.jpg

Filloreta Raçi - Fifi po shijon periudhën më të bukur të jetës - atë të shtatzënisë.

Artistja nga Ferizaj zbuloi disa muaj më parë se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, po bëhen prindër.

Çifti së fundmi përmes rrjeteve sociale kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës, megjithëse u aludua disa herë.

Me disa poza të veçanta që ka realizuar përkrah partnerit, këngëtarja e njohur tregon se po pret një djalë.

“Mami Fifi po e bën babi Adis Patushin me djalë prapë”, ka shkruar ajo.

Të shumta kanë qenë urimet që dyshja pranuan në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit.

Fifi ndërkohë po pret fëmijën e parë, gjersa Adisi është baba edhe i një djali tjetër nga marrëdhënia e mëparshme me modelen dhe ish-Missin, Adrola Dushi. /Telegrafi/