Please enter at least 3 characters.

FIFA kërkon që skuadrave t’iu lejohen pesë zëvendësime

2020/04/GettyImages-1208151483.jpg
333:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 23: Referee Martin Atkinson conducts the coin toss with Harry Maguire of Manchester United and Troy Deeney of Watford prior to the Premier League match between Manchester United and Watford FC at Old Trafford on February 23, 2020 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

FIFA ka kërkuar zyrtarisht që skuadrat të jenë në gjendje të bëjnë pesë zëvendësime gjatë ndeshjeve, kjo për të ndihmuar lojtarët dhe klubet në përballimin e kalendarit dhe ndeshjeve pas pauzës.

Ky propozimi i është dërguar Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB).

"Një shqetësim në këtë drejtim është se frekuenca më e lartë se-normale e ndeshjeve mund të rrisë rrezikun e lëndimeve të mundshme për shkak të mbingarkesës së lojtarët mund të kenë”.

FIFA. (Photo by Philipp Schmidli/Getty Images)

"Secilit ekip tani do t'i jepet mundësia të përdorë deri në pesë zëvendësime gjatë ndeshjes, me mundësinë e një zëvendësimi tjetër për kohës shtesë, kur është e rëndësishme”.

"Futbolli duhet të rifillojë vetëm kur autoritetet shëndetësore dhe qeveritë thonë se është absolutisht e sigurt”, thuhet në komunikatë.

Masa do të vlejë për të gjitha ndeshjet që FIFA i njeh deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm, duke ndihmuar ekipet të menaxhojnë skuadrat e tyre pasi të fillojnë garat. /Telegrafi/