Please enter at least 3 characters.

FIBA: Fitore historike e Prishtinës

2016/01/fiba-fitore-historike-e-prishtin-euml-s_hd.jpg

Faqja zyrtare e FIBA-s ka shkruar se pika kryesore e fitores së Prishtinës ishte saktësia në gjuajte dhe në asistime.

“Një ndeshje e ngushtë mes dy ekipeve, sidomos në çerekun e katërt. Pas gjuajtjeve të pasakta në minutat e fundit, nuk dihej se kujt do t’i takonte fitorja. Pas disa gjuajtjeve të pasakta të mysafirëve, Edmond Azemi shpiu ekipin përpara dhe me një treshe të El-Amin ata siguruan rezultatin 75-71 kur në semaforë tregonin 90 sekonda”, shkruhej në faqen e FIBA-s.

“Kjo është fitorja e parë e Prishtinës në grupin K të FIBA Europe Cup”, thuhej në raportimin e FIBA-s.