Please enter at least 3 characters.

FFK njofton anulimin e grumbullimit të Kosovës U19 për miqësoret me Shqipërinë

2020/03/kosova-shqiperi-u19.jpg

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm sot (e mërkurë) gjatë ditës.

Grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës U19 ka qenë i parashikuar të bëhet në Shqipëri në datat 24-31 mars, ndërsa ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29-31 mars.

Megjithatë, FFK ka njoftuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh dhe grumbullimi i ekipit U19 është anuluar.

Anulimi ka ardhur pas diskutimit me Komitetin e Emergjencës së Federatës Shqiptare të Futbollit në mirëkuptim me FFK-në dhe specialistët përkatës shkaku i situatës së fundit me coronavirusin.

Njoftimi pa ndërhyrje i FFK-sëFederata e Futbollit e Kosovës njofton se:Anulohet grumbullimi i Përfaqësueses U19 lidhur me ndeshjet miqësore me Shqipërinë.Vendimi është marrë nga Komiteti i Emergjencës i Federatës Shqiptare të Futbollit - FSHF, në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe ka ardhur në vijim të konsultimeve të FSHF-së me specialistët përkatës, si pasojë e situatës së fundit të krijuar në Shqipëri.Grumbullimi ka qenë i parashikuar të bëhet në Shqipëri në datat 24-31 mars, ndërsa ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29-31 mars./Telegrafi/