Please enter at least 3 characters.

FFK-ja një hap larg dështimit të miqësores

2016/01/ffk-ja-nj-euml-hap-larg-d-euml-shtimit-t-euml-miq-euml-sores_hd.jpg

Sipas gjitha gjasave miqësorja mes Kosovës dhe Burkina Faso, e paraparë të zhvillohet me 2 shtator, do të dështoj.

Edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk e ka përjashtuar mundësin e dështimit të kësaj miqësoreje, raporton Gazet Express.

“Federata e Futbollit të Burkina Faso ka dërguar një listë të përfaqësueses së saj me dy ndryshime të futbollistëve, por që për FFK-në nuk është i pranueshëm sepse nuk është ndryshim cilësor, ndaj nëse deri nesër më 26 gusht Federata e Burkina Fasos nuk reflekton ndryshimin e duhur sipas marrëveshjes, atëherë FFK-ja është e detyruar ta anulojë ndeshjen”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/