Please enter at least 3 characters.

Ferrari Luce arrin objektivin e shitjeve për vitin 2026, vetëm dy muaj pas prezantimit

Përshtypja e përgjithshme është se Ferrari Luce nuk është një automjet veçanërisht i bukur apo me linja shumë harmonike, por duket se ka një karakter të veçantë dhe një markë që vazhdon të shesë pothuajse gjithçka.

Lajmi i fundit i publikuar nga Financial Times bën të ditur se Ferrari tashmë ka arritur objektivin e shitjeve për të gjithë vitin 2026, vetëm dy muaj pas prezantimit të modelit të ri.

Plani ishte që gjatë këtij viti të shiteshin pak më pak se 500 modele Luce, por ky objektiv u arrit që në mesin e muajit korrik.

Kjo tregon se perceptimi i publikut të gjerë nuk përputhet gjithmonë me interesat e klientëve me miliona në llogaritë bankare, të cilët janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për një Ferrari të ri.

Kërkesa për Ferrarin elektrik është veçanërisht e lartë në tregun kinez, ku modeli duket se është shumë i popullarizuar sidomos te elita e teknologjisë – pronarë të pasur të kompanive të IT-së dhe drejtues të lartë të sektorit.

Ferrari planifikon të prodhojë rreth 600 automjete Luce në vit deri në vitin 2030, që përbën afërsisht 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm vjetor të markës.

Çmimi fillestar i Ferrari Luce është rreth 550 mijë euro. /Telegrafi/