Please enter at least 3 characters.

Feronikeli pret Trepçën ’89 në ndeshjen kryesore të javës

2019/03/22007383_692275317630878_3058056973146163605_n.jpg

Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Feronikeli do të jetë nikoqir i Trepçës ’89 në javën e 23-të.

Industrialistët janë në kërkim të titullit të kampionit dhe nuk iu lejohen gabime, pasi Prishtina dhe Llapi janë në ndjekje të tyre.

Vendasit nuk dinë për humbje në tetë ndeshjet e fundit ku kanë marrë gjashtë fitore dhe kanë barazuar në dy ndeshje të tjera.

Ndërkohë Trepça ’89 nuk i ka punët mirë këtë edicion pasi rrezikon të mbetet në barazh.

Minatorët udhëtojnë drejt Drenasit me të vetmin qëllim që të rikthehen me pikë në Mitrovicë.

Në dy përballjet e këtij edicioni, Feronikeli ka luajtur baras në Drenas ndërsa ka triumfuar në udhëtim 0-1.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, mes skuadrës bardh e kuqe të Gjilanit dhe KEK-ut.

Gjilanasit nuk e kanë shijuar ende fitoren në pranverë dhe synojnë që këtë ta bëjnë ndaj KEK-ut që tanimë e sheh vetën në Ligën e parë.

Të dyja takimet fillojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/