Please enter at least 3 characters.

Feronikeli feston titullin sot

2016/05/auto_Maliqi1442225449.jpg

Java e 32-të e elitës së futbollit kosovar do të zhvillohet e gjitha sot.
Kampioni më i ri i Kosovës, Feronikeli do të ketë festë në Drenas, pasi në përballje me Drenicën do të festojë titullin e kampionit.

Interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicë, pasi do të takohen dy rivalët e vjetër, Trepça ’89 që po lufton për pozitën e dytë dhe Prishtina.

Në Merdare Llapi do ta presë Hajvalinë ndërsa një pikë do t’i mjaftonte vendasve ta sigurojnë edhe matematikisht qëndrimin në elitë.

Liria e cila po synon t’i ikë barazhi do të ketë një udhëtim të vështirë në Gjilan.

Ndërkohë në Pejë, Besa e cila do të luaj pa objektiva do ta presë Dritën e rrezikuar, ndërsa në Istog, skuadra me të njëjtin emër do të takohet me Vushtrrinë. /Telegrafi/