Feronikeli 74 prezanton dy transferime të reja
Klubi nga Drenasi, Feronikeli 1974 ka zyrtarizuar transferimin e dyshes sulmuese, Alban Shillova dhe Bachare Razack.
“Industrialistët” kanë vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri, pas inkuadrimit në Superligën e Kosovës.
Drenicasit para disa ditësh njoftuan 13 transferime, ndërsa sot (e martë) njoftuan edhe dy prurje të reja.
Rinovime dhe transferime – Feronikeli 74 prezanton 13 lojtarët që do të jenë në skuadër në Superligë
Bëhet fjalë për dyshen sulmuese, Alban Shillova dhe Bachare Razack nga Burkina Faso.
Ishte vet presidenti i Feronikeli 74, Erlind Krasniqi, i cili njoftoi transferimet e tyre me anë të një postimi në profilin privat në Facebook.
Shillova është emër i njohur në futbollin e Kosovës, pasi ka luajtur për klube si Flamurtari, Llapi, Prishtina dhe së fundmi Malisheva.
Në anën tjetër, Bachare ka bërë karrierë kryesisht në Ligën e Parë, ku ka luajtur me 2 Korrikun dhe Flamurtarin. /Telegrafi/


