Fernandinho akuzon Diego Costan (Video)
Sulmuesi i Chelsea-t u mjekua në fund të pjesës së parë pas një goditjeje të marrë në kokë nga Fernandinho, teksa mesfushori brazilian u ndëshkua me karton të verdhë, pasi kërcua me bërryla të hapur gjatë një dyluftimi me Costa.
Cesc Fabregas, Branislav Ivanovic dhe Ramires u desh të ndërhynin për të parandaluar një konfrontim të mundshëm midis Diego Costa dhe Fernandinho, teksa lojtarët e Manchester City fitoi 3-0 ndaj Chelsea në “Etihad Stadium”, dhe Fernandinho deklaroi se Diego Costa ofendon në mënyrë të vazhdueshme kundërshtarët “Ishte një aksident dhe bën pjesë në natyrën e kësaj loje. Diego Costa mundohet gjithmonë të ofendojë kundërshtarët, por unë ruaj qetësinë dhe vazhdoj të luaj. Thjesht nuk doja të zihesha apo të kisha ndonjë konfrontim pasi dua vetëm të luaj për ekipin tim”, transmeton Telegrafi.
Costa dhe Fernandinho u përplasën gjatë pjesës së parë, teksa mesfushori i City-t goditi me bërryl sulmuesin spanjoll
Në kamerat e tunelit të dhomave të zhveshjes ë “Etihad Stadium” shfaqet Diego Costa, i cili pas pushimit të pjesës së parë nuk e kishte kaluar lehtë ndërhyrjen e Fernandinhos. Në video shihet se si Costa pret për brazilianin në tunel duke e fiksuar me inat atë. /Telegrafi/


