Please enter at least 3 characters.

Ferizaj kërkon vazhdimësi të fitoreve, Malisheva për tu rikthyer te rezultatet pozitive - formacionet zyrtare

2024/08/Ferizaj-Malisheva.png

Ferizaj dhe Malisheeva përballen në stadiumin e qytetit në Ferizaj në kuadër të xhiros së 11-të.

Ferizaj është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme, ku në tre ndeshjet e fundit kanë marrë po aq fitore.

Të besuarit e Arsim Abazit synojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve edhe ditën e sotme, derisa trajneri ka vendosur për treshen sulmuese Jusufi, Sadriu e Abdul.

Në anën tjetër Malisheva pas dy ndeshjeve pa fitore, synon që të rikthehet te triumfi.

Formacionet zyrtare:Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Imamovic, Topalaj, Avdulli, Ramusa, Shabani, Jusufi, Musolin, Sadriu, Abdul.

Malisheva: Vellii, Pira, Prekazi, Kryeziu, Veliu, Brruti, Limaj, Vitija, Hazrollaj, Berisha, Xhylani. /Telegrafi/