Femrave u pëlqejnë meshkujt mesatar
10/10/2011
Një hulumtim e i realizuar nga kompania Orangina, në të cilin janë përfshirë 3.000 femra, ka treguar se ato dëshirojnë ta kenë pranë vetes një mashkull të besueshëm, i cili ka sens humori, është kuzhinier i mirë dhe ka një punë të mirë.
Rreth 80 për qind e femrave i pëlqejnë meshkujt me flokë të zeza. Është interesante se shumicës së femrave nuk iu intereson gjatësia trupore, ashtu që pa kurrfarë problemi do ta zgjidhnin një mashkull që është më i shkurtë se ato në trup, por që posedon disa kualitete të tjera.
Edhe pse suksesi në punë nuk është aq shumë i rëndësishëm, femrat megjithatë nuk heqin dorë nga romanca, ashtu që 31 për qind e të anketuarave e konsiderojnë Kullën e Eiffelit si vendin më romantik në botë. /Telegrafi/


