Femra në krah të Capital T është ish-Miss Mali i Zi, nuk është e dashura e tij - vetëm modele në klipin e ri
Capital T shkaktoi një stuhi të madhe mediatike një ditë më parë.
Ai u shfaq nga helikopteri me një bukuroshe në krah, dorë për dore.
Duke e trajtur si të dashurën e tij, erdhën edhe urimet e para nga kolegët e tij të shoubizit.
Megjithatë, duket se ajo nuk është e dashura e Capital T dhe kjo ishte lëvizje e këtij të fundit për të tërhequr vëmendjen.
Kjo sepse bukuroshja ultra seksi është nga Mali i Zi dhe është një modele e njohur.
Marija Kolinovic që u shfaq në krah të Capital T duket se do të jetë pjesë e klipit të ri të reperit.
Ish-Miss Mali i Zi ka publikuar një sërë imazhesh me reperin nga Prishtina në rrjetin social Instagram.
Por, ajo as se si nuk është e dashura e Capital T, pasi është në lidhje me hendbollistin Petar Abramovic i cili është reprezentues i Malit të Zi dhe lojtar i Trencinit në Sllovaki.
Capital T pati një verë të suksesshme me këngën "O Ma" dhe para saj me këngën "Pasha Jetën". /Telegrafi/


