Please enter at least 3 characters.

Fëmijë, a e keni parë? Ky është kanali më i shikuar në YouTube! (Video)

2016/01/f-euml-mij-euml-a-e-keni-par-euml-k-euml-t-euml-ky-euml-sht-euml-kanali-m-euml-i-shikuar-n-euml-youtube-video_hd.jpg

Ai është menduar kryesisht për fëmijët e moshës parashkollore, ku për qëllim kishte të publikonte imazhe të ndryshme.

Në fakt, në një kornizë do të shihen duart e një personi, i cili hap Kinder vezë, brenda të cilave gjenden "lodra" të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Çdo xhirim e monitoron dhe e komenton 21-vjeçarja, Melissa Lima, e cila aktualisht jeton në New York. Për këtë, supozohet se ka fituar miliona dollarë.

Në këtë mënyrë filluan "kërkimet" për të, pasi që prodhuesit e ndryshëm dëshiron të reklamonin në kanalin e saj.

Nëse kemi parasysh se YouTube paguan katër dollarë për njëmijë klikime, atëherë Melissa besohet se ka arkëtuar shuma të konsiderueshme të parave.

Idenë e saj janë përpjekur ta kopjojnë njerëz të ndryshëm duke hapur kanale të ngjashme, por ende nuk kanë mundur të ia arrijnë kësaj. /Telegrafi/