Please enter at least 3 characters.

Fejohet Edita Sopjani

2019/11/sop-e1573846877287.jpg

Këngëtarja Edita Sopjani është fejuar.

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një fotografie të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, ku ka shfaqur unazën e saj të fejesës.

"Dhe unë thash po", ka shkruar ajo duke bërë të ditur kështu se ka pranuar propozimin e të dashurit të saj.

Me këtë rast, këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Edita ka qenë aktive për shumë vite me projekte muzikore, të cilat ndër vite janë pritur mirë nga publiku.

Ajo tash e sa kohë punon edhe si gazetare dhe moderatore në Radio Televisionin e Kosovës. /Telegrafi/