Please enter at least 3 characters.

FBK-ja kërkon nga shteti 40.000 euro për trajnerin amerikan

2016/01/fbk-ja-k-euml-rkon-nga-shteti-40-000-euro-p-euml-r-trajnerin-amerikan_hd.jpg

Trajnerët kosovarë, përmes shoqatës, vlerësuan si të padobishëm amerikanin, madje vunë në pikëpyetje dhe aftësitë e tij profesionale, shkruan sot "Koha Ditore".

FBK-ja vazhdoi projektin, por pa qenë në gjendje të mbuloi shpenzimet e angazhimit të tij.

Tash, FBK-ja ka dorëzuar në Departamentin e Sportit pranë Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve një projekt në vlerë prej 40 mijë eurosh për të mbuluar pagat e 10 muajve të amerikanit. Paga e tij mujore është caktuar katër mijë euro.

Projekti i dorëzuar i FBK-së po shqyrtohet, por ka shumë mundësi edhe të refuzohet, pasi kjo federatë nuk ka mbyllur disa prej projekteve që ia ka financuar DS-ja.

Drejtori i DS-së, Ibër Alaj, ka konfirmuar se kërkesën e FBK-së.