Please enter at least 3 characters.

FBI bastis kompaninë që prodhon “disqe alumini” për disa nga prodhuesit kryesorë të automjeteve

2022/07/761e971a0b93e2d10f8f153a7c791cc1.jpg

FBI bastisi të hënën një kompani në Michigan që prodhon “disqe alumini” për disa nga gjigantët e automobilave në botë.

Sipas USAToday, përcjell Telegrafi, zëdhënësja e FBI-së, Mara Schneider, tha të hënën në mëngjes, FBI-ja ekzekutoi një urdhër kontrolli në Dicastal America North në Greenville, Michigan.

Por Schneider nuk dha detaje të tjera përveç se hetimi është në vazhdim.

Dhe lajmi për bastisjen e FBI-së kapi në befasi disa prodhues automjetesh.

Zëdhënësi i General Motors, David Barnas tha, "Ne po monitorojmë situatën, por nuk presim asnjë ndikim në prodhimin e automjeteve GM".

Sipas faqes së saj të internetit, Dicastal North America ka prodhuar “disqe alumini” për industrinë e automjeteve që nga viti 2014.

Ajo është një degë e CITIC Dicastal Co. me bazë në Kinë, e cila e quan veten "furnizuesi më i madh në botë i ‘disqeve të aluminit’" dhe ofron produkte për prodhuesit e pajisjeve origjinale (OEM) në mbarë botën. /Telegrafi/