Please enter at least 3 characters.

Fazani përplaset për xhamin e autobusin dhe futet brenda, shpëton i pa lënduar (Foto)

2017/03/Fazani-përplaset-për-xhamin-e-autobusin-dhe-futet-brenda-shpeton-i-pa-lenduar-foto.jpg
32:"© Vale Wildlife Hospital / SWNS

Në autobusin që po udhëtonte nëpër Gloucester të Anglisë, është përplasur një fazan dhe me të thyer xhamin, është futur brenda.

Madje, shpeza që shpëtoi e pa lënduar, qëndroi për 20 minuta në njërën nga ulëset e katit të dytë të makinës së transportit urban, transmeton Telegrafi.

Nuk pësoi ndonjë lëndim edhe pse kaloi nëpër xhamin e thyer

Pasi i ka shkuar pranë, një udhëtar e ka marrë ngadalë dhe pasi e ka mbështjellë me peshqir, e ka dërguar te veterineri.

Mirëpo, me ta kontrolluar është lëshuar menjëherë në natyrë, sepse kishte gjendje shumë të mirë dhe nuk kishte ndonjë lëndim.

“Theu xhamin e fortë të autobusit dhe nuk u lëndua, më duket e pabesueshme”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/