Fatmir Spahiu në mënyrë vullnetare deklarohet t’u mësojë fëmijëve të kthyer nga Siria për letërsinë tonë
Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, ka deklaruarsë fundmi në një status në rrjetet sociale, se del vullnetar për t'iu ndihmuar fëmijëve shqiptarë, të rikthyer së fundmi nga Siria bashkë me familjarët e tyre.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që këtyre fëmijëve t'u mësohet dhe t’u tregohet për historinë, letërsinë dhe personazhet e njohura shqiptare.
Sipas tij, kjo do të ndikonte te ta në të kuptuarit se populli shqiptar është tolerant dhe me zemër të madhe.
Ky është postimi i tij i plotë:"Personalisht dhe vullnetarisht do te angazhohesha si aktor me femijet e kthyme nga Siria.Nuk do te ishte keq te ju lexonim femijeve ndonje veper nga Kadare, Qosja, Podrimja, Kukaj etj. Do te ishte mire qe te ju flasim per Nane Terezen e Mulla Idrizin.Veprat e Anton Cetes dhe Adem Jasharit.Si aktor vullnetarisht do te ju falja ndonje dite ketyre femijeve. Me kete menyre mendoj qe femijet do ta kuptonin se i takojne nje populli me zemer te madhe dhe tolerant.E gjith shoqeria do te duhej me u angazhu qe kujtimet nga atje ata ti kujtojne veq si nje anderr e keqe", ka shkruar aktori Fatmir Spahiu në Facebook. /Telegrafi/


