Please enter at least 3 characters.

Fat i keq për Shaqirin, por tifozët e Liverpoolit e kritikojnë rëndë Kloppin – shqiptari ftohet të inkuadrohet për ta vonuar ndeshjen, nuk e shijon asnjë sekondë

2019/04/GettyImages-1060174234.jpg
306:"LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 11: Xherdan Shaqiri of Liverpool is congratulated by Jurgen Klopp, Manager of Liverpool as he is substituted during the Premier League match between Liverpool FC and Fulham FC at Anfield on November 11, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Xherdan Shaqiri sot ishte në bankë sikurse në shtatë ndeshjet e fundit dhe nuk e luajti asnjë minutë kundër Portos në Ligën e Kampionëve.

Ai madje u vu në një pozitë të palakmueshme, ku u ftua nga Jurgen Klopp në kohën shtesë që të inkuadrohet në lojë,  jo për të ndryshuar diçka, po për të vonuar atë.

Trajneri gjerman dëshironte që ndeshja të mbyllej 2-0 në favor të “The Reds”.

Jurgen Klopp. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

E derisa Shaqiri priste inkuadrimin në lojë, topi nuk doli asnjëherë jashtë dhe gjyqtari mbylli ndeshjen.

https://twitter.com/mxttftbl/status/1115951400251469827

Shaqiri mbeti në një pozitë të palakmueshme dhe më pas iu drejtua zhveshtoreve.

https://twitter.com/zubairdeking/status/1115720421926625280

Shumë fansa të Liverpoolit kanë reaguar në Twitter duke e mbështetur shqiptarin që nuk ka luajtur asnjë minutë në shtatë ndeshjet e fundit.

Në shumë reagime thuhet se Shaqiri meriton të luajë më shumë.

Klopp kishte vendosur t’i fuste sot në lojë Daniel Sturridgen dhe Divock Origin. /Telegrafi/