Please enter at least 3 characters.

Faqja zyrtare e Barcelonës në TikTok publikon video të Lewandowskit dhe Gavit shoqëruar me këngë shqipe

2022/10/collage-1-8-scaled-e1666167902533.jpg

Ceremonia e “Topit të Artë” u mbajt të hënë (17 tetor) dhe disa prej emrave më të suksesshëm të futbollit u shpërblyen për një vit produktiv me Karim Benzeman që rrëmbeu çmimin kryesor.

Në mesin e tyre edhe dy prej yjeve të Barcelonës, Robert Lewandowski i cili fitoi çmimin për sulmuesin më të mirë dhe Gavi që u emërua si lojtari më i mirë i ri.

Të lumtur për këtë fakt janë ndjerë edhe ekipi i tyre aktual Barcelona dhe këtë e kanë dëshmuar edhe përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në TikTok.

Foto: Barcelona/TikTok

Ata kanë postuar një video të dyshes fituese gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ku shihen përkrah njëri-tjetrit.

“Shumë talent në mes të këtyre të dyve”, shkruhet në mbishkrimin e videos.

Por ajo që ka marrë vëmendjen e fansave shqiptarë është muzika që klubi spanjoll e ka shoqëruar videon e që është një këngë shqipe.

Muzika shoqëruese e videos nga postimi i faqes së Barcelonës në TikTok është ‘remixi’ i këngës “Habibi” nga artistët DJ Gimi-O, Dardan dhe Ricky Rich.

Theksojmë që ky ‘remix’ është prej kohësh ndër muzikat më virale në rrjetin social TikTok. /Telegrafi/