Please enter at least 3 characters.

Fansat e Chelseat të mërzitur – pas Courtois edhe Hazard e puth stemën e Real Madridit në prezantim

2019/06/1200-3.jpg

Eden Hazard i përshëndeti në mënyrë spektakolare fansat e Real Madridi në Bernabeu të enjten pasdite, ku u prezantua si lojtari i këtij klubi.

Pas përfundimit të transferimit të tij në Real Madrid, ish-ylli i Chelseat, ka mbajtur konferencën e zakonshme për shtyp në kryeqytetin spanjoll, ku pastaj u paraqit me fanellën e famshme të bardhë.

Mësohet se kanë qenë diku rreth 50.000 tifozë, duke u bërë një nga prezantimet më të mëdha në histori të futbollit.

Por për tifozët e Chelsea ka qenë një ditë jo edhe aq e mirë, pasi e pan yllin e tyre të largohej.

Por ajo që i bën më shumë të mërzitur është se sikurse Thibaut Corutois një vit më parë, edhe Hazard e puthi simbolin e Real Madridit në fanellë.

Ishte sigurisht një lëvizje e guximshme duke pasur parasysh se ai vetëm sa është zyrtarizuar si lojtar i Real Madridit.

Ky gjest i tij ka bërë që shumë tifozë, por edhe gazetarë të reagojnë, duke mos e pëlqyer këtë gjest të belgut. /Telegrafi/