Fansat e Arsenalit nuk e duan përballjen me madridlenët (Foto)
10/12/2015
Pas fitores së djeshme me rezultat 3-0 kundër Olympiacos, londinezët u kualifikuan në 1/16 e finales së garës më prestigjioze evropiane për klube.
Gjersa shorti për fazën tjetër do të hidhet javën e ardhshme, përkatësisht ditën e hënë, fansat e Arsenalit duket se po i frikësohen përballjes me madridlenët, transmeton Telegrafi.
Në fakt, një sondazh të realizuar nga mediat britanike, tregon se tifozët e ekipit londinez preferojnë të përballen me Zenit Saint-Petersburg, ndërsa në të 1/16 e finales nuk e duan më së shumti Atletico Madridin dhe Real Madridin.
Ndryshe, Arsenali mund të takohet me Real Madridin, Wolfsburgun, Atletico Madridin,Barcelonën dhe Zenit. /Telegrafi/


