Please enter at least 3 characters.

Fanellat e Barcës për sezonin e ri, ndryshime në shirita dhe sponsor (Foto)

2017/05/barcafk-e1496052864768.jpg
5:"© AP

Janë konfirmuar fanellat e Barcelonës për sezonin 2017/2018.

Shiritat tradicionalë vertikalë, kaltër e kuq, e ndryshojnë trashësinë përgjatë fanellës.

(Barcelona/Twitter)

Po ashtu vërehet edhe ndryshimi i sponsorit që tash është Rakuten – një kompani elektronike japoneze, e cila e ka zënë vendin e Qatar Airways.

Marrëveshja e re e Barcës konsiderohet si një ndër më të mëdhatë sa i përket fanellave dhe besohet se klubi do të përfitojë 54 milionë euro brenda një viti, ndërsa marrëveshja është katërvjeçare.

Akoma nuk është zyrtarizuar fanella për ndeshjet si mysafirë dhe fanella e tretë, megjithëse gazeta spanjolle Sport ka dhënë idenë se si do të duken ato. /Telegrafi/

(Sport)