Please enter at least 3 characters.

Falcao: Pas pensionimit nga futbolli, karrierën do ta vazhdoj në bejsboll

2019/03/Radamel-Falcao.jpg
304:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 21: Radamel Falcao Garcia of AS Monaco applauds the crowd after the UEFA Champions League Round of 16 first leg match between Manchester City FC and AS Monaco at Etihad Stadium on February 21, 2017 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Radamel Falcao ishte një kohë një ndër sulmuesit më të mirë në Evropë dhe më gjerësisht.

Tashmë lojtar pothuajse i harruar, kolumbiani po kalon nëpër një sezon zhgënjyes te Monaco si pasojë e lëndimeve të shpeshta.

Sulmuesi tashmë ka zbuluar synimet e së ardhmes, përkatësisht pasi të pensionohet si futbollist profesionst.

"E dua bejsbollin. Si fëmijë, kam luajtur më tepër bejsboll se sa futboll. Dua ta ndryshoj sportin si Michael Jordan, por ndryshe nga ai, i cili luajti në ligat më të ulëta, dua të luajë në nivele më të larta", tha Falcao.

Lojtari 33-vjeçar në këtë sezon ka shënuar 13 gola për klubin francez në të gjitha garat me bardhekuqtë.

Ndryshe, Falcaos kontrata me ekipin e famshëm të Francës do t'i përfundojë në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/