Please enter at least 3 characters.

Fabrikë kanabisi në shtëpi, shqiptari ‘habitë’ policët britanik

2018/10/auto_1f5c17d8061de4676b728e79d89afb5e_L1538947274-800x450.jpg

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe, pasi e kishte kthyer shtëpinë në një “fabrikë” kanabisi.

E gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli të befasishëm nga policia në shtëpinë e tij, në rrugën Charlton në Kenton.

Policia është habitur kur në shtëpi kanë gjetur një fabrikë të sofistikuar kanabisi e cila shtrihej në 5 dhoma, shkruan getwestlondon.

Shtëpia ishte e pajisur me sisteme të avancuara ndriçimi dhe ajrimi, dhe brenda saj ndodheshin 400 bimë kanabisi gati për tu korrur.

27- vjeçari dyshohet se është pjesë e një bande kriminale të organizuar me akuzën e kultivimit të kanabisit, vjedhjes së energjisë elektrike dhe hyrjes së paligjshme në Britaninë e Madhe.

Shqiptari i arrestuar po mbahet në një stacion policor në veriperëndim të Londrës ndërkohë që hetimi vazhdon. /Intv