Please enter at least 3 characters.

Fabregas: Jam i hapur për rinovim, Chelsea nuk do të jetë klubi im i fundit

2018/10/Fabregas-Chelsea.jpg
228:"PERTH, AUSTRALIA - JULY 23: Cesc Fabregas of Chelsea crosses the ball during the international friendly between Chelsea FC and Perth Glory at Optus Stadium on July 23, 2018 in Perth, Australia. (Photo by Paul Kane/Getty Images)
12:"Getty Images

Cesc Fabregas ka thënë se do të ishte i hapur të rinovonte kontratën me Chelsean, por e pranuan gjithashtu se Blutë nuk do të jenë klubi i tij i fundit.

31-vjeçari do të jetë jashtë kontratës me Chelsean në verën e ardhshme dhe Fabregas ka zbuluar se asnjë ofertë për marrëveshje të re nuk i është dorëzuar atij nga klubi.

Fabregas pranon se koha e tij në Stamford Bridge është duke përfunduar, edhe pse ai do të dëshironte të vazhdonte progresin e tij në Chelsea.

Kur u pyet nëse ai do të jetë i hapur për të nënshkruar një marrëveshje të re në Chelsea, Fabregas u përgjigj pozitivisht.

Fabregas - Ibe, duel gjatë ndeshjes (Getty Images)

"Po unë jam shumë i hapur për këtë", ka thënë fillimisht Fabregas për mediat angleze.

"Për të qenë i sinqertë klubi nuk ka thënë asgjë, në fund të ditës kam të mbetura edhe tetë muaj, por do të doja të qëndroja në klub".

"Kam qenë shumë i lumtur për katër vjet e gjysmë këtu, kemi pasur sukses të madh, kemi fituar shumë gjëra. Mendoj se kam një mirëkuptim të mirë me tifozët dhe lojtarët".

"Nuk e besoj se do ta përfundoj karrierën te Chelsea. Pëlqej një aventurë të re larg Evropës", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/