Everton, harroje Ligën e Kampionëve
26/04/2014
Gjithçka filloi mbrapsht për Evertonin, e këtë më së miri e tregon fakti se shënuan autogol në minutën e parë të takimit, e figura tragjike ishte Antolin Alcaraz.
Pas kësaj Southampton morri iniciativën dhe shtoi presionin mbi Evertonin, të cilët fatkeqësisht shënuan edhe një autogol tjetër përmes Seamus Coleman (31’). Deri në fund rrjetat nuk u tundën më.
Me këtë humbje, Evertoni mbetet në pozitën e pestë me 69 pikë, një më pak se Arsenali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Deri në fund të kampionatit, Evertoni vështirë se do ta kalojë Arsenalin, pasi që do të ndeshet me Manchester Cityn dhe Hull Cityn, ndërsa Arsenali në anën tjetër ka ndeshje më të lehta me Newcastle United, WBA dhe Norwich City. /Telegrafi/


