Please enter at least 3 characters.

Evakuim në Miami për shkak të uraganit Irma

2017/09/1-119.jpg

Banorët e qytetit të Miamit në Florida kanë marrë urdhër që të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të uraganit Irma.

Prefektët e vendbanimeve Miami-Dejd dhe Brovard kanë dhënë urdhër për evakuim, pasi që meteorologët parashikojnë se era të dielën do të arrijë shpejtësinë 290 kilometra në orë.

Guvernatori i Floridës, Rick Scot tha se pritet që pas mungesës së djeshme në pompat e benzinës do të ketë karburante.

Patrullat policore në rrugët që çojnë drejt Floridës janë duke përcjellë automjetet private, me të cilat banorët po evakuohen nga jugu.