Please enter at least 3 characters.

Euro 2016, sot luhen tri super sfida

2016/06/gjermnai-11.jpg

Kampionati Evropian “Francë 2016” do të vazhdojë sot me tri ndeshjet e radhës në kuadër të 1/8 së finaleve.
Dita e sotme do të hapet më përballjen Francë-Irlandë, takim ky që nis në orën 15:00, dhe luhet në Stade des Lumieres.

“Gjelat” llogaritën favorit në këtë sfidë, pasi që luajnë në shtëpinë e tyre, por edhe kualiteti është në anën e francezëve.

Ndërkohë, në orën 18:00, Gjermania ballafaqohet me Sllovakinë, në një ndeshje, ku favorizohen kampionët e botës.

Ndërkaq, në orën 21:00, takohen Hungaria dhe Belgjika, sfidë kjo që pritet të jetë mjaft interesante.

Sot takohen:15:00, Francë-Irlandë18:00, Gjermania-Sllovaki21:00, Hungari-Belgjikë