Please enter at least 3 characters.

ETC Superliga: Peja nuk pushon, kryendeshja të dielën

2016/01/etc-superliga-peja-nuk-pushon-kryendeshja-t-euml-diel-euml-n_hd.jpg

ETC Superliga e Kosovës në basketboll do të vazhdojë të premten me ndeshjet e javës 13. Kjo për faktin se skuadra e Pejës, pas ndeshjes së zhvilluar të mërkurën ndaj Kumanovës, të premten do ta ketë përballë skuadrën e Vëllaznimit të Gjakovës. Arsye e zhvillimit të kësaj ndeshjeje të premten e jo të shtunën e të dielën, është se Peja do të takohet me skuadrën e Sutjeskës të hënën e ardhshme.

Kryendeshja të dielën

Ndeshjet tjera të kësaj jave zhvillohen të shtunën dhe të dielën. Një ballafaqim interesant pritet të zhvillohet të shtunën në Pejë, ku skuadra e dytë pejane, ajo e Besës, do të jetë mikpritëse e Kastriotit, ndërsa kjo dyta në ndeshjet e fundit ka pasur paraqitje të mirë, edhe pse ka luajtur me skuadra nga pjesa e epërme e tabelës. Java 13 përfundon me kryendeshjen Trepça – Kosova e Re Bashkimi, e cila zhvillohet të dielën në Drenas.

Ndeshjet dhe gjyqtarët:

E premte
Pejë (18.00): Peja – Vëllaznimi

E shtunë
Pejë (16.00): Besa – Kastrioti
Prishtinë (19.00): Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E diel
Drenas (17.00): Trepça – Kos. E re Bashkimi