Please enter at least 3 characters.

Eskalimi i protestës së veteranëve, shtohen forcat policore – përdoret sërish gazi lotsjellës

2022/06/285510393_1088204735101347_3799537606079448217_n.png

Pas esklaimit të protestës së veteranëve në oborrin e Kuvendit, tashmë janë shtuar forcat policore.

Numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë  parë teksa kanë hyrë në oborrin e Kuvendit.

Veteranët janë duke tentuar që të hyjnë brenda objektit të Kuvendit, në shenjë pakënaqësie për mos përfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale.

Policia është detyruar sërish që të përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët po vazhdojnë të mos largohen.

Më herët u raportua se edhe një zyrat policor është lënduar gjatë përballjes me protestuesit./Telegrafi/