Please enter at least 3 characters.

Eskalimi i protestës së PSD-së, pamje që ilustrojnë kaosin e shkaktuar

2023/11/368589553_717133443410615_8071787478634719580_n.png

Partia Socialdemokrate e ka pritur me protestë kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë vizitës së saj në Kosovë të mërkurën.

Me thirrjen “Poshtë Gjykata Speciale”, aktivistët e PSD-së kanë protestuar përpara hotelit “Sirius” në Prishtinë, ku Trendafilova do të mbajë takim me shoqërinë civile.

Protesta ka eskaluar pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës e më pas ka arrestuar disa aktivistë të PSD-së, në mesin e të cilëve edhe Dardan Molliqaj dhe Nol Nushi, raporton Telegrafi.

Ndryshe, forca të shumta policore kanë "blinduar" ambientin ku do të mbahet takimi i Trendafilovas me shoqërinë civile.

Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova, ka realizuar disa fotografi që ilustrojnë më së miri kaosin e shkaktuar gjatë kësaj proteste. /Telegrafi/