Është gabim t’iu bërtitni fëmijëve për nota të ulëta – më mirë aplikoni këto metoda
Prindërit gjithmonë duhet të gjejnë mënyra për t’i ndihmuar fëmijët të jenë të suksesshëm në shkollë.
Megjithatë, nota e keqe nuk është diçka që duhet të merret me shumë seriozisht dhe ekspertët thonë se nëse iu bërtitni dhe i turpëroni fëmijët për këtë, atëherë ju vetëm sa do t’i dëmtoni ata më shumë në periudhë afatgjate, transmeton Telegrafi.
Ekspertët i kanë përmendur disa prej dëmeve që mund të shkaktohen nëse iu bërtitni fëmijëve për shkak të notave:
- Bërtitja nuk i adreson problemet aktuale që fëmija është duke i pasur në shkollë
- Rrezikoni ta frustroni fëmijën dhe ai/ajo herën tjetër nuk ndihet i sigurt të kërkoj ndihmë në shtëpi
- Bërtitja ka efekte negative edhe në notat e ardhshme të fëmijës
- E turpëroni fëmijën
Në vend të bërtitjes dhe qortimit, ju mund të provoni metoda tjera për t’i ndihmuar fëmijës.
Disa prej metodave tjera që mund t’i aplikoni janë:
- Jepni fëmijës hapësirë të përshtatshme për të mësuar
- Formoni rutina pas shkollës për t’i kryer detyrat
- Përcilleni progresin e fëmijës
- Mbani mend se shpërblimet janë më të mira se kërcënimet. Më mirë t’i premtoni një shpërblim fëmijës për nota të mira sesa ta kërcënoni për nota të këqija
- Zhvilloni shprehi të mira të leximit
- Mbani mend se edhe fëmijët kanë nevojë për pushim
- Komunikoni me fëmijën. /Telegrafi/


