Please enter at least 3 characters.

Escobar i shoqëruar nga Hovenier, shkojnë në takim te Kurti

2024/03/431749439_3770344153251483_8997649108292626288_n-2.jpg

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Escobar është shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Dy zyrtarët e lartë amerikanë gjatë ditës kanë vizituar Manastirin e Deçanit dhe Komunën e Pejës.

Emisari amerikan po qëndron në Kosovë për ditën e dytë radhazi.

Escobar të mërkurën është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në një deklarim për media pas takimit ai ka përshëndetur urdhrin e kryeministrit për zbatimin e vendimit të Kushtetueses në lidhje me pronat rreth Manastirit të Deçanit.

Ai ka kërkuar që Kosova edhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen e arritur vitin e shkuar dhe ka ftuar Serbinë që t’i mbajë përgjegjës kryerësit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë./Telegrafi/